Në Strugë për president do të votojnë 267 të sëmurë dhe të pafuqishëm, për zgjedhjet parlamentare 281 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjithsej 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë regjistruar për të votuar në shtëpi në Strugë dhe për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 281 për zgjedhjet parlamentare.

Është në proces grumbullimi i materialeve zgjedhore nga këshillat zgjedhorë, pas së cilës personat e sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë në shtëpitë e tyre.

Gjashtëdhjetë e dy të burgosur nga komuna e Strugës do të votojnë në burgjet e vendit.

Nga Komisioni komunal zgjedhor në Strugë, theksojnë se janë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale./Telegrafi/

Advertisement

Në Strugë për president do të votojnë 267 të sëmurë dhe të pafuqishëm, për zgjedhjet parlamentare 281 persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy