Në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje në shtet është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Advertisement

Në Tabanoc pritet deri në gjysmë ore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy