Në të gjithë territorin e RMV-së janë shqiptuar 205 gjoba për shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje në të gjithë territorin e RMV-së ka gjobitur 205 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.02.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 205 shoferë.

Prej tyre, tre automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 92 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 113 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement

Në të gjithë territorin e RMV-së janë shqiptuar 205 gjoba për shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy