Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 6 viktima dhe 1.261 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara (nga 22.07 deri 24.07.2022) janë kryer 2.989 teste, ndërsa janë regjistruar 1.261 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.085 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 4 viktima nga coronavirusi: Shkup (69), Manastir (84), Prilep (80) dhe Veles (83).

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima. Kumanovë (86) dhe Makedonski Brod (79). Të dy vdiqën në shtëpi. Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 26.06.2022 – 01.07.2022.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 323.425, numri i të shëruarve është 309.761, numri i të vdekurve është 9.359, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.305./Telegrafi/

Në tre ditët e kaluara janë regjistruar 6 viktima dhe 1.261 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy