Në tre komunat e Gostivarit sot votuan 189 qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Votimi në zgjedhjet lokale filloi me votimin e parakohshëm të personave të sëmurë, personave të pafuqishëm dhe personat me COVID-19 dhe ata që ndodhen në izolim, aplikimi i të cilëve është pranuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Në territorin e Kominës së Mavrovës sot votuan 36 persona.

Në Komunën e Gostivarit komisioni pranoi kërkesat e 145 personave nga 179 të paraqitur, ndërsa në Vrapçisht të drejtën e votës e kanë realizuar 16 persona të pafuqishëm dhe një votues i cili ndodhet në karantinë.

Në kuadër të përgatitjeve për ditën e nesërme, KKZ e Gostivarit vërtetoi se është bërë dezinfektimi i materialit zgjedhor dhe i vendvotimeve./Telegrafi/

Advertisement

Në tre komunat e Gostivarit sot votuan 189 qytetarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy