Në tremujorin e parë në Gostivar ka më shumë të vdekur se sa të lindur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rajoni i Gostivarit në tremujorin e parë të vitit 2021 ka shënuar më shumë të vdekje se sa lindje.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në janar, shkurt dhe mars në Komunën e Gostivarit janë lindur 136 foshnja, dhe kanë humbur 204 persona. Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur 126 kurorëzime dhe 44 shkurorëzime.

Edhe komunat tjera në rajon shënojnë trend negativ. Në Komunën e Vrapçishtit janë regjistruar 40 foshnja të lindura, dhe 57 të tjerë kanë humbur jetën. Ka pasur 78 kurorëzime, dhe vetëm 5 shkurorëzime.

Në Mavrovë janë lindur 5 foshnja, dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa numri i kurorëzimeve është 10, ndërsa shkurorëzime ka pasur vetëm një./Telegrafi/

Advertisement

Në tremujorin e parë në Gostivar ka më shumë të vdekur se sa të lindur shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy