Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 40 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet deri 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar në Bogorodicë për dalje nga vendi pritet deri 30 minuta.

Nga atje theksojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në vend, theksojnë nga LAMM, po zhvillohet në rrugë të thata, ndërsa është rritur intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet rreth 40 minuta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy