Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet deri 30 minuta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet nga 15 deri 30 minutat. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në RMV pritet deri 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy