Në vendkalimin kufitar Tabanoc, pritje deri në një orë për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi, sot pasdite është rreth një orë.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.

Advertisement

Për shkak të punimeve ndërtimore (asfaltimi), nga data 18 gusht deri më 12 shtator, do të ndërpritet qarkullimi nga ora 09:00 deri në ora 15:30 në rrugën Ohër – Resnjë nëpërmjet Galiçicës.

Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, pritje deri në një orë për hyrje dhe dalje nga Maqedonia shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy