Në vitin 2024 është rritur numri i të akuzuarve dhe të dënuarve në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, u regjistrua një rritje prej 15.6% në numrin e të rriturve të denoncuar, 5.3% në numrin e të rriturve të akuzuar dhe 3.5% në numrin e të rriturve të dënuar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Numri i personave të rritur të raportuar – autorë të njohur të veprave penale, krahasuar me vitin 2023, është rritur për 15.6%.

Në periudhën e treguar, numri i personave të rritur të akuzuar është rritur gjithashtu për 5.3%, dhe i personave të dënuar për 3.5%.

Në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, kishte 12.2% më shumë fëmijë të raportuar në konflikt me ligjin, dhe 2.3% më pak fëmijë të dënuar në konflikt me ligjin – autorë të veprave penale./Telegrafi/

Advertisement

The post Në vitin 2024 është rritur numri i të akuzuarve dhe të dënuarve në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy