Vitin e kaluar është rritur numri i të vdekurve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i personave të vdekur në vend vjet është rritur për 10,7 për qind në krahasim me vitin paraprak dhe arrin 28.516. Numri më i madh janë të gjinisë mashkullore edhe atë 15.155 ose 53,1 për qind. Numri i foshnjave të vdekura arrin 85, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur arrin 0,3 për qind në 100 persona të vdekur, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve janë evidentuar në prill (3.212).

Mosha mesatare tek personat e vdekur të gjinisë mashkullore është 71,6 vjet, ndërsa te gjinia femërore për 3,6 vjet më të lartë.

Pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur me sëmundje të sistemit qarkullues – 35,9 për qind dhe më pas janë rastet tek të cilët si arsye për vdekje paraqitet pandemia e KOVID-19 me 20.6 për qind, neoplazmat me 13,8 për qind tek 5,8 për qind arsyeja e vdekjes janë endokrinët, nutritivët dhe sëmundjet metabolike, tek 4,2 për qind janë sëmundjet e sistemit respirator dhe më pas vijojnë arsye të tjera për vdekje, por me përfaqësim më të vogël.

Advertisement

Vitin e kaluar është rritur numri i të vdekurve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy