Punëtorët e shkollave dhe çerdheve tashmë dy dytë janë në grevë dhe kërkojnë rritjen e pagave.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se greva nuk do të përfundojë deri sa të përmbushet kërkesa për rritjen e pagave.

“Nëse pagat gjatë viteve janë rritur për 21%, paga minimale është rritur për 78%. Kjo do të thotë se në raport me pagën minimale, ne jemi në humbje të vazhdueshme. Nëse shkojmë sipas kësaj matematike. Rritja e pagave nuk janë argument dhe ne kërkojmë ajo që na takon”, u shpreh Nedellkov.

Ai kërkon rritjen e pagave për diferencën mes dy pagave minimale dhe nëse kërkesa përmbushet, grevat, siç thotë Nedellkov, do të ndërpriten./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nedellkov: Nëse paga minimale është rritur për 78%, paga në arsim është rritur vetëm 21% shkruan Telegrafi.