Nedellkov: Paratë për punën jashtë orarit për mësimdhënësit janë transferuar nga MASH në komuna

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov bëri të ditur se paratë për punën jashtë orarit për mësimdhënësit janë transferuar nga MASH në komunat e Maqedonisë

“Në takimin e sotëm me ministren Carovska, u siguruam edhe një herë se për angazhimin jashtë orarit te mësimdhënësit janë transferuar paratë nga MASH në komunat”, tha Nedellkov.

Ai shtoi se ministrja është obliguar se MASh gjatë ditës së sotme do të komunikojë me shkollat dhe komunat ku ka problem me pagesën e mjeteve për punë jashtë orarit.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar, u paralajmëruan protesta me bojkot të mësimit nëse nuk bëhet pagesa për punën jashtë orarit për të gjithë mësimdhënësit të cilët janë angazhuar jashtë orarit të punës./Telegrafi/

Advertisement

Nedellkov: Paratë për punën jashtë orarit për mësimdhënësit janë transferuar nga MASH në komuna shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy