Deklarata për bashkimin e opozitar shqiptar u nënshkrua sot, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt unitetit të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Nënshkrimet e kësaj deklarate u bënë nga liderët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, si dhe nga përfaqësuesit e partive opozitare të bashkuar në koalicionin “Bashkimi Evropian për Ndryshim” (LEN), si Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike, Afrim Gashi nga Alternativa, Bilal Kasami i Lëvizjes Besa dhe Bekim Qoku.

Në deklaratë, theksohet se ky bashkimi po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqipëtarëve në vend.

Gjithashtu, u bë e ditur se kandidati i katër partive për zgjedhjet presidenciale do të jetë Arben Taravari, duke e bërë këtë deklaratë edhe një hap më shumë drejt bashkimit të opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimeve të mundshme politike në të ardhmen. /Telegrafi/

Nënshkruhet deklarata për bashkimin e forcave opozitare Shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";