Nënshkruhet marrëveshja, 71% e fitimit për Postën e Maqedonisë dhe 29% për Halk Bank

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së Veriut, Jani Makraduli sot nënshkroi marrëveshjen ku 71% e fitimit shkojnë për Postën e Maqedonisë dhe 29% për Halk Bank.

Marrëveshja për bashkëpunim është nënshkruar për 15 vite, ndërsa Makraduli thotë se përveç injeksionit financiar për punën do të mundësohen edhe shërbime të planifikuar amë të mira.

Drejtori Ekzekutiv i Halkank, Bilal Suxhubashi shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me, siç thotë ai, institucion eminent historik.

“Konsiderojmë se në institucion si Postat e Maqedonisë, e cila përfaqësohet nga të gjithë, madje edhe nga pikat më të largëta të këtij shteti, në bashkëpunim me një brend të rëndësishëm si Halk Bank do të mund të japim shërbime më të mira dhe më cilësore”, tha Suxhubashi./Telegrafi/

Advertisement

Nënshkruhet marrëveshja, 71% e fitimit për Postën e Maqedonisë dhe 29% për Halk Bank shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy