Sektori i Punëve të Brendshme – Ohër, drejtimi për parandalim, Këshilli Republikan i Sigurisë në Komunikacionin në Rrugë dhe Asociacioni Internacional i Policisë rajoni Ohër, sot me dhuratë simbolike – lule, grave pjesëmarrëse në komunikacion, ua uruan 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, informoi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër.

Shtoi se sivjet, ky aktivitet realizohet për herë të parë edhe në Dibër, si edhe në rajonin e Strugës, Kërçovës ndërsa në kuadër të fushatës edukative “Gratë drejtojnë automjetet me përgjegjësi”.

“Nëpunësit policorë, grave pjesëmarrëse në komunikacion u dhuruan edhe freskues me aromë për në automjet, por edhe afishe edukative si përkujtues për nevojën e drejtimit të sigurimit të automjeteve motorike”, tha Dimoski.

Nëpunësit policorë për herë të parë u dhuruan lule grave drejtuese të automjeteve në Dibër shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";