Nëse referendumi i OBRM-PDUKM-së mbledh 150 mijë nënshkrime, kryeparlamentari Xhaferi do ta vendos në rend dite në kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opoziatare OBRM-PDUKM ka vendosur tashmë për pyetjen që do të ketë në referendum.

Nëse OBRM-PDUKM mbledh 150.000 nënshkrimet e nevojshme për shpalljen e referendumit, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do të respektojë procedurat dhe do ta vë referendumin para deputetëve.

Sipas kryeparlamentarit, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë duhet të zbatohen për të mirën e shtetit dhe jo të përdoren për interesa partiake.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Xhaferi nuk jep një përgjigje konkrete nëse kjo pikë do të hyjë në procedurë parlamentare edhe pa një shumicë prej dy të tretash, duke pasur parasysh qëndrimin e prerë të opozitës për këtë çështje.

Advertisement

Ai pret arsye nga të gjitha partitë politike, por siguron se bllokada e opozitës nuk cenon punën dhe funksionalitetin e Kuvendit.

Nëse referendumi i OBRM-PDUKM-së mbledh 150 mijë nënshkrime, kryeparlamentari Xhaferi do ta vendos në rend dite në kuvend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy