Nesër bëhen tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dielën (13 shkurt) bëhen 3 vjet nga tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetë 16 bashkëqytetarë të Gostivarit, kjo pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupit.

Komuna e Gostivarit edhe këtë vit ka paraparë aktivitete për të kujtuar viktimat nga kjo tragjedi.

“Në ora 13:30 do të vendosim lule në vendin e tragjedisë në fshatin Llaskarcë, në ora 17:30 do të ketë tubim te parku në qendër të Gostivarit, për t’i kujtuar viktimat e kësaj tragjedie dhe për të bashkëndarë dhimbjen me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre”.

13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17, për arsye ende të padefinuara, autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë.

Advertisement

Autobusi humbi kontrollin dhe ra në humnerë, pasi theu gardhin mbrojtës në autostradë. 16 pasagjerë humbën jetën, kurse 35 prej tyre morën lëndime të rënda.

Nesër bëhen tre vjet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy