Nesër fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nesër fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në RMV, përfaqësuesit e partive sot do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbrëmje pas mesnatës përfundoi afati për tu paraqitur për të votuar për të pafuqishmit dhe të sëmurit për zgjedhjet presidenciale.

Nga nesër deri më 22 prill në mesnatë, fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbivendosen, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet edhe gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale.

Qeveria në seancën e djeshme vendosi që datat 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Presidenti të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këto dy ditë nuk do të punohet./Telegrafi/

Advertisement

Nesër fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy