Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit”-Shkup njoftoi se nga dita e nesërme (1 qershor) do të filloje ora verore e punës së hapësirave publike të destinuara për parkim, të cilat i menaxhon ndërmarrja.

Nga nesër, orari i punës në zonat A,B,C dhe D do të jetë: nga e hëna deri të shtunën nga ora 07:00 deri në orën 23:00, pra qytetarët do të duhet të paguajnë dy orë më shumë për të përdorur shërbimet e parkimit në vend të orarit të deritanishëm dimëror të punës, që funksiononte deri në orën 21:00.

Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” thekson se shfrytëzuesit e parkingjeve publike dihet të respektojnë ndryshimet, përkatësisht pagesa e parkimit të bëhet në kohën e caktuar, për të shmangur sanksionet e panevojshme.

The post Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";