Prej sot në Tetovë fillon orari veror i parkingut zonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Publike “Parkingu” në Tetovë informon se prej sot do të fillojë koha verore e punës së parkimit zonal në qytet.

Koha verore do të jetë në fuqi deri më 1 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ju informojmë se sipas rregullores për parking, nga sot fillon koha verore e punës të parkimit zonal në qytet, e cila do të jetë në fuqi deri më 1 tetor. Të gjitha informatat për orarin e punës i keni të vendosura në tabelat për parking në të gjithë qytetin”.

“Luten vozitësit që tu përmbahen rregullave dhe orarit si dhe rregullisht të paguajnë për shërbimet e parkingut që të shmangin situatat e pakëndshme, respektivisht bllokimin e automjeteve dhe largimin e tyre nga shërbimi merimangë. Rendi në komunikacion dhe parkimi do të përmirësohet vetëm me bashkëpunim të ndërsjelltë”, thonë nga NP “Parkingu” Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

Prej sot në Tetovë fillon orari veror i parkingut zonal shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy