Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton opinionin se me datë 25.06.2022 (e shtunë), për shkak të “Paradës së Krenarisë”, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Gjatë lëvizjes (nëse ka nevojë) do të mbyllen për qarkullim rrugët “11 Oktomvri”, “Dimitrie Çupovski”, “Vasil Glavinov”, bulevardi “VMRO”, bulevardi “Ilinden”, rruga “Aminta Treti” dhe rruga “1732”.

Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë me uniformë./Telegrafi/

Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy