Nesër në Tetovë do të marshohet në nder të viktimave nga zjarri në Spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrjetin social “Facebook”, Ballistët bënë të ditur se pas namazit të Xhumasë në ora 13:30 nga sheshi Iliria do të marshohet në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në Tetovë.

Marshi do të jetë paqësor dhe do të fillojë nga sheshi Iliria në qendër të Tetovës dhe do të përfundojë në Spitalin e Tetovës.

Njoftohen te gjithë qytetarët se nesër pas namazit te xhumasë, (në ora 13:30) do të tubohemi në Sheshin Iliria në shenjë respekti dhe për t’iu bërë homazh viktimave të rastit tragjik, duke marshuar në mënyrë paqësore deri tek vendi i ngjarjes.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme nga zjarri i shpërthyer në Kovid Qendrën e Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën me lëndime./Telegrafi/

Advertisement

Nesër në Tetovë do të marshohet në nder të viktimave nga zjarri në Spital shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy