Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shkup nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, për shkak të mbajtjes së garës në atletikë në 10 kilometra – “Vodno 10K”.

Traseja e lëvizjes është nga parkingu i poshtëm në Vodno të Mesme përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri te Manastiri i Shën Pantelejmonit dhe anasjelltas.

Gara është në organizim të klubit të atletikës “Fortius”, ndërsa siç informojnë nga MPB, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor, Njësia për siguri të komunikacionit rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth.

Për atë qëllim MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë në rrugët ku do të mbahet ngjarja.

Advertisement

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy