SPB Shkup njofton qytetarët se nesër duke filluar nga ora 17:00 deri në 18:00, për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rolerka, trotinetë, gara për fëmijë dhe prindër me karroca për fëmijë, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, me ç’rast trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.

“Gara do të fillojë nga pozicioni i nisjes te Porta Maqedonia, djathtas përgjatë rrugës ,,Dimitrie Çuposki’’, djathtas përgjatë rrugës ,,Vasill Gllavinov’’, drejt përgjatë bulevardit ,,VMRO’’, majtas përgjatë blvd.,,Ilinden’’ deri në kryqëzimin me rrugën ,,Naum Naumovski Borçe’’ – Parku i Qytetit te monumenti i Goce Dellçevit”, kumtoi SPB Shkup.

Prej aty ju bëjnë thirrje gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet eventi.

The post Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";