Nesër takohen Zaev dhe Mickoski, nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë dakordim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së nesërme do të takohet kryeministri Zoran Zaev me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Do të bisedohet për regjistrimin, pandeminë, Kodin Zgjedhor dhe funksionimi i Kuvendit.

Sipas vlerësimeve të analistëve, Zaev dhe Mickoski do të gjejnë gjuhë të përbashkët për regjistrimin dhe punën në Kuvend. Siaps tyre, që të dy liderët duhet nuk guxojnë të lejojnë që takimi i nesërm të përfundojë pa asnjë rezultat.

“Nuk duhet të priten rezultate spektakulare, por në një shoqëri të ndarë siç është e jona, një takim i dy liderëve kryesor politik duhet të japë ndonjë shpresë dhe të bëhet një hap para. Problemet me të cilat ballafaqohemi janë të shumta dhe ku mund të dakordohen është vështirë të parashihet. Ndoshta regjistrimi është problemi më i lehtë për t’u tejkaluar”, thotë Risto Nikovski për Kanal5.

Përveç kompromisit për regjistrim, pritet po ashtu edhe përafrim edhe në debllokimin e Kuvendit.

Advertisement

“Sipas meje, temat ku mund të arrihet ndonjë përparim në takimin e nesërm janë debllokimi i Kuvendit dhe regjistrimi. Për regjistrimin ka ndonjë zgjidhje në mes ku dy liderët do të jenë të kënaqur, dhe këtu zgjidhja është ose anulimi i regjistrimit, ose regjistrim me kushte të vendosura të Mickoskit që regjistruesit të jenë të vaksinuar. Tani me arritjen e vaksinave ky kusht është i mundshëm”, tha Petar Arsovski./Telegrafi/

Nesër takohen Zaev dhe Mickoski, nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë dakordim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy