Qendra për Menaxhim me Kriza vazhdon të hetojë personin e zhdukur nga fshati Tenovë të Komunës së Bërvenicës.
Siç njoftojnë nga QMK-ja, në terren ndodhen dy punonjës të QRMK Tetovë, 5 persona nga NJTKZ Tetotë, tre policë nga SP Zhervojan, tre persona nga Komuna e Bërvenicës si dhe kryetari i komunës dhe një zhytës.
“Për zbardhjen e drunjve që ndodheshin në Lumin Vardar u angazhua një eskavator në pronësi private. Drunjtë e rënë u hoqën anash lumit në fshatin Tenovë dhe u intervenua te diga e fshatit Radiovcë. Dy zhytës kërkuan në lum. Supas të dhënave të deritashme trupi ende nuk është gjetur”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Ata shtojnë se kërkimi duhet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim dhe krahas angazhimit të njerëzve të deritashëm duhet të dalin edhe 50 policë të tjerë./Telegrafi/
The post Nevojiten edhe 50 policë për kërkimin e personit të zhdukur nga fshati Tenovë appeared first on Telegrafi.