Nga 14 qershori fillojnë regjistrimet në shkollat e mesme në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Regjistrimet në shkollat e mesme do të fillojnë gjatë muajit të ardhshëm duke nisur nga 14 qershori.

Konkursi për vitin arsimor 2021/2022 parasheh 30.053 vende të lira, në 109 shkolla të mesme dhe 913 paralele, prej të cilave 19.602 janë në arsim profesional në 604 paralele, 9.261 në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në art, akademi sportive, gjimnaz sportiv dhe gjimnaz matematikor dhe informatikë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se fokusi është në arsimin profesional i cili shërben për të tashmen dhe të ardhmen.

 

Advertisement

 

Nga 14 qershori fillojnë regjistrimet në shkollat e mesme në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy