Nga data 30 gusht fillon shpërndarja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas miratimit të Informatës për pagesën e pensioneve për muajin gusht 2022 nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore i Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’i dorëzojë në bankat komerciale më së voni deri më 29 Gusht 2022.

Gjithashtu, rekomandohet që bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet degëve të bankave, të sigurojnë pagesën në denar të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas grafikut të mëposhtëm të përbërë sipas masës së pensionit:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30 gusht 2022 (e martë)

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31 gusht 2022 (e mërkurë)

Advertisement

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.09.2022 (e enjte)

dhe për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 02.09.2022 (e premte).

Nga data 30 gusht fillon shpërndarja e pensioneve në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy