Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë në Holandë mund të hynë me certifikatë, test negativ dhe karantinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Holandë nëse japin certifikatën për imunizim, PCR test negativ dhe karantinë 10 ditore. Ky kusht vlen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Nga 4 shtatori do të hynë në fuqi ndryshimet e rëndësishme në lidhje me vendet që kanë rrezik të lartë nga coronavirusi” thuhet në njoftim.

Maqedonia e Veriut është vendosur si e rrezikshme nga coronavirusi, dhe udhëtarët nga Maqedonia e Veriut do të mund të hynë në Holandë nëse janë të vaksinuar plotësisht dhe po ashtu do të kërkohet karantinë 10 ditore.

Nga 6 shtatori, udhëtarët që vinë nga vendet me rrezik të lartë, gjithashtu duhet të dorëzojnë PCR test negativ jo më i vjetër se 48 orë ose testi për antitrupa jo më i vjetër se 24 orë./Telegrafi/

Advertisement

Nga dita e shtunë qytetarët e Maqedonisë në Holandë mund të hynë me certifikatë, test negativ dhe karantinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy