Nga e hëna, 11 dhjetor, do të ndryshojë regjimi i komunikacionit në autostradën A3, në segmentin Prilep- Manastir për shkak të kryerjes së rilevimeve gjeoteknike në rrugë. Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të zhvillohet sipas projektit të miratuar në komunikacion, njoftonjnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme të komunikacionit dhe të përshtaten me kushtet e rrugës. Regjimi i përkohshëm i qarkullimit është i vlefshëm për 6 muaj, pra deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga e hëna regjimi të posaçëm të komunikacionit në rrugën Prilep – Manastir shkruan Telegrafi.