Nga fillimi i epidemisë nga Kovid-19 në vend janë kryer 1.771 operacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga fillimi i epidemisë me Kovid-19 në vend, janë kryer 1.771 operacione tek pacientët në klinikat kirurgjikale në kompleksin “Nëna Tereza”, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe në Klinikën e Sëmundjeve Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë komunikoi se në klinikat kirurgjikale në kompleksin “Nëna Tereza” në periudhën mars-maj, janë kryer 1.091 operacione, edhe atë pjesa më e madhe në Klinikën e traumatologjisë 175, në Kirurgjinë e Abdomenit 216, Klinikën e Kirurgjisë Тorakale 89. Gjithsej 203 pacientë janë operuar në Klinikën e Urologjisë, 90 pacientë në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, 95 pacientë në Klinikën e Neurokirurgjisë, 120 pacientë në Klinikën e Ortopedisë dhe 103 pacientë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Mjekët nga Klinika për Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv, të cilët kanë punuar me kapacitet të plotë përgjatë kësaj periudhe, kanë aplikuar 970 anestezione dhe kanë kryer mbi 1.000 kontrolle në ambulancat e tyre.

“Të gjitha ndërhyrjet janë kryer sipas protokollit për punë me pacientë të dyshuar, u janë marrë shtuprat para dhe pas operacionit dhe është përdorur mbrojtje e plotë si për pacientin ashtu edhe për ekipin mjekësor: operatorin, anesteziologun dhe gjithë stafin tjetër”, komunikuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria theksoi se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, janë kryer gjithsej 310 operacione mbi pacientë të dyshuar dhe pozitivë Kovid-19. Sipas llojit të operacioneve, janë kryer 39 ndërhyrje kardiake, nga të cilat 34 koronarografi me stent dhe pesë pasmejker. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve kardiak, 37 prej tyre u pranuan në sallën e operacionit si të dyshuar dhe dy u konfirmuan pozitivë për koronavirus. Janë kryer 10 operacione neurokirurgjikale, 80 operacione ortopedike dhe traumatologjike, 28 operacione urologjike dhe 64 ndërhyrje abdominale

Advertisement

Njëherit, në “8 Shtatori”, 13 pacientë u janë nënshtruar operacioneve në vesh, hundë dhe fyt, dhe u operuan shtatë pacientë okulistë. Janë kryer gjithsej 69 ndërhyrje radiologjike, edhe atë biopsi, ablacione, karotidografi, vendosje të porteve venoze, punksione dhe shumë ndërhyrje të tjera specifike radiologjike.Të gjithë pacientët e operuar janë kujdesur plotësisht në qendrat adekuate të izolimit.

“Në spitalin “Shën Naum i Ohrit ”në Shkup në periudhën mars-maj, janë kryer gjithsej 370 ndërhyrje: 116 traumatologjike, 60 onkologjike, 90 urgjente abdominale dhe 104 ndërhyrje të tjera të përgjithshme kirurgjikale. Të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për operacion dhe ndërhyrje në periudhën e kaluar, janë kujdesur dhe trajtuar në mënyrë përkatëse në përputhje me protokollet e punës”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy