Nga java e ardhshme fillon imunizimi masiv në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me arritjen e 200 mijë vaksinave kineze “Sinofarm”, pas festave shtetërore edhe zyrtarisht do të fillojë imunizimi i popullatës. Deri tani janë vaksinuar 60 mijë qytetarë, ndërsa autoritetet shëndetësore theksojnë se nga java e ardhshme do të vaksinohen rreth 10 mijë qytetarë.

Autoritetet shëndetësorë po ashtu theksojnë se procesi i imunizimit po zbatohet mirë në të gjitha qytetet dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Imunizimi do të bëhet sipas strategjisë, pjesa më e madhe do të shkojë për të moshuarit ndërsa një pjesë tjetër te disa të punësuar.

Vaksinat kineze janë blerë në bisedimet e drejtpërdrejtë me prodhuesin, ndërsa nga dita e hënë këto vaksina do të dërgohen në Tetovë, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir dhe Ohër.

Ndryshe, në Maqedoni ka 15.013 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë ka pasur 152.002 raste me COCVID-19 ku prej tyre 132.171 janë shëruar dhe 4.818 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

Nga java e ardhshme fillon imunizimi masiv në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy