Nga dita e hënë fillon regjistrimi në vit të parë në shkollat e mesme për vitin mësimor 2021/2022. Sipas konkursit së Ministrisë për Arsim dhe Shkencës, në shkollat e mesme ka 30.053 vende të lira në 913 paralele dhe në 109 shkolla të mesme.

“Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve bëhet sipas orarit nga ana e shkollës. Në afatin e qershorit ka tre regjistrime edhe atë më 14 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:-00, më 15 dhe 16 qershor shkollat do t’i marrin regjistrimet nga ora 7:00 deri në ora 19:00 dhe më 17 qershor nga ora 7 deri në ora 15:00. Listat e rezultanteve do të publikohen më 17 qershor pas orës 16:00”, thonë nga MASH.

Ata sqarojnë paraqitja e dytë do të ndodhë më 23 dhe 24 qershor, ndërsa paraqitja e tretë më 30 qershor.

Ndryshe, 19.602 vende në shkollat e mesme janë në arsim profesional në 604 apralele, 9.361 ka në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele tek artet, akademi sportive dhe gjimnaz sportiv./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga java e ardhshme fillon regjistrimi në shkolla të mesme në Maqedoni shkruan Telegrafi.