minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit - Struga.info


Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka bazë të mirë për përparim në negociatat ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së.

Mbaroi takimi i punës midis kryetarëve të LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarëve të përgjithshëm të partive Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Në deklaratën e përbashkët nga të dyja palët thuhet se takimi ishte produktiv dhe vendosi bazën për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni.

“Takimi tre-orësh konstruktiv dhe prodhues hodhi bazat për përparimin që çon në një marrëveshje koalicioni për një qeveri të re, evropiane të përkushtuar për integrimin evropian, ekonominë, barazinë dhe sundimin e ligjit. Bisedimet midis dy partive do të vazhdojnë gjatë fundjavës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm”, thonë nga LSDM dhe BDI.

Advertisement

Takimi u zhvillua pas dhënies së mandatit Zaevit. Ai tani ka 20 ditë për të formuar shumicën parlamentare./Telegrafi/

The post Nga LSDM dhe BDI konfirmojnë se ka përparim në bisedimet për arritjen e koalicionit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy