Nga nesër Struga turistike do të nisë me kufizime të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përderisa autoritetet lokale në Strugë paralajmërojnë kufizime për ndriçimin e rrugëve, shikuesit na dërgojnë video që tregojnë se si ndriçojnë dritat përgjatë shëtitores së qytetit në Strugë edhe gjatë ditës.

Ndërkohë, gastronomët dhe biznesmenë u kërkojnë autoriteteve vendore të gjejnë mënyrë tjetër për të kursyer energjinë elektrike, jo duke errësuar qytetin.

Thonë se do të lërë imazh të keq për turizmin.

“Struga është qytet i mbushur me kafene, objekte turistike që kërkojnë ndriçimin e duhur. Nuk është mirë nëse shëtitorja është në errësirë ndërsa objekti të funksionojë. Nuk lë përshtypje të mirë as te vendasit e as te mysafirët. Kjo do t’i zmbrapsë”, u shpreh Zdravko Golaboski, biznesmen.

Advertisement

Reaguan edhe një pjesë e partive në Strugë.

“Pjesë të qytetit dhe disa fshatra deri më tani nuk kanë pasur mundësinë të gëzojnë privilegjin e të paturit ndriçim rrugor. Ndoshta me këtë masë do të zvogëlohen edhe ato të lidhura ilegalisht në instalimet e ndriçimit publik, kështu që nuk do të shohim drita të ndezura gjatë gjithë ditës. Pjesa tjetër e qytetarëve do të vazhdojë të paguajë tarifa për ndriçimin rrugor, të cilin fatkeqësisht nuk e kanë pasur deri më tani”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në buxhetin e këtij viti nuk ishte paraparë që të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe që faturat komunale do jenë 3 deri në 4 herë më të larta se më parë./Alsat/

Nga nesër Struga turistike do të nisë me kufizime të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy