Nga një marsi do televizioni kombëtar bullgar do të transmetohet në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një takim të mbajtur nga Buçkovski së bashku me Ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, drejtorët e ASHMAA dhe Telekomit ranë dakord që nga një marsi të fillojë transmetimi i televizionit kombëtar bullgar në Maqedoni nga operatori Telekom.

Takimi u zhvillua sot, dhe kjo u njoftua nga Kostadin Filipovski në rrjetin social Facebook.

Më parë, disa nga operatorët tashmë kishin ritransmetuar programin “BNT” në territorin e RMV.

Është rënë dakord që RTVM të ritransmetohet në territorin e Bullgarisë, si dhe që agjencitë shtetërore do të kenë korrespondentët e tyre.

Advertisement

Në vitin 2014, e njëjta marrëveshje u nënshkrua në Ohër për ritransmetimin e RTMV dhe BNT në territoret e Maqedonisë dhe Bullgarisë, por pse nuk u respektua mbetet e paqartë.

Përndryshe, Qeveria emëroi Buçkovskin si përfaqësuesin special të vendit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë pas vetos në fillimin e negociatave të pranimit të RMV-së me BE-në./Telegrafi/

Nga një marsi do televizioni kombëtar bullgar do të transmetohet në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy