Nga sot fillon skriningu i nxënësve në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Skriningu apo verifikimi nëse në mesin e nxënësve është i pranishëm Covid 19, por pa simptome, prej sot (e hënë) pritet që edhe në Tetovë të fillojë në shkollat fillore dhe të mesme. Ahmed Qazimi, udhëheqës i Sketorit për Arsim në Komunën e Tetovës thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të fillojë dhe të përfundojë pa problem në Komunën e Tetovës. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë periudhë deri më tani është përgatitur lisat dhe janë marrë pëlqimet edhe nga prindërit që kur të fillojë procesi i skriningut, i paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, që të realizohet pa ngecje. Për arsimin fillor në të gjitha shkollat fillore të Tetovës janë paraparë që të përfshihen 224 nxënës,kurse tek arsimi i mesëm janë 220 nxënës. Jemi në pritje të konfirmimit të datave, dhe janë bërë përgatitjet e nevojshme, dhe kur do vijnë ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ky proces do të realizohet pa ngecje. Nga komunikimet që kemi patur me këto dy ministri, ky proces do të fillojë dhe do të përfundojë javën që vjen”, tha Ahmed Qazimi.

Ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pritet që të bëjnë skrining vetëm tek nxënësit për të cilët prindërit kanë dhënë pëlqim. Për ata që nuk ka pëlqim nuk do të ketë verifikim se a është i pranishëm virusi Covid 19. “Ekipe nga Ministria e Shëndetësisë, Shtëpia e Shëndetit në Tetovë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, i kanë marrë listat e nxënësve dhe për ata që ka pëlqim nga prindërit skriningu do të realizohet, kurse për ata që nuk ka pëlqim nuk do të realizohet”, tha Qazimi.

Sipas informacioneve nga Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë skriningut do ti nënshtrohen 53 nxënës, nga Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” 45 nxënës, nga Shkolla e mesme “Nikolla Shtejn” 83 nxënës, kurse 21 nxënës janë nga Gjimnazi “7 Marsi” dhe “Gjoçe Stojçevski” . Ndërkaq, sa i përket shkollave fillore, nxënësit që do t’i nënshtrohen skriningut janë tetë nga Shkolla fillore “Skënderbeu”, në fshatin Poroj, 43 nga Shkolla fillore “Naim Frashëri”, “Bratsvo Migjeni” 19, ndërsa 23 nxënës janë të Shkollës “Kikish”, gjashtë në Shkollën fillore “Rexhep Voka”, 19 të Shkollës fillore “Lirija”, shtatë të Shkollës fillore “Rilindja” , 15 nga Shkolla fillore “Përparimi”, në Shkollën fillore “Goce Dellçev” 25, ndërsa nga Shkolla “Istikball” skriningut do t’i nënshtrohen 23 nxënës, dhe 26 nga Shkolla fillore “Kirili dhe Metodi”. (koha.mk)

Nga sot fillon skriningu i nxënësve në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy