Nga sot mund të aplikohet për banesë sociale në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli konkurs për ndarjen e 70 banesave sociale në objektin e ndërtuar në rrugën {JNA{,

Banesat janë nga 33 deri 44 metra katrorë dhe aty mund të aplikojnë qytetarë nga kategoritë sociale siç janë fëmijët mbi 18 vjet pa prindër ose kujdes fëmijëror, përkatësisht fëmijë të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë qëndruar në institucione, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, qytetarë të prekur nga fatkeqësi natyrore, familje me persona me nevoja të veçanta, persona të komunitetit romë dhe prindër vetëushqyes me fëmijë të mitur.

Dokumentimi duhet të jetë origjinal ose i verifikuar në noter dhe i njëjti nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj.

Për personat që nuk kanë mundësi vet ta kompletojnë dokumentimin, Qendra për Punë Sociale në Gostivar do të sigurojë ndihmën e nevojshme./Telegrafi/

Advertisement

Nga sot mund të aplikohet për banesë sociale në Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy