Nikollovski: Gruevski vazhdon të drejtojë OBRM-PDUKM-në përmes Mickoskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupçe Nikollovski tha partia e tij do të ketë fushatë të sigurt pa tubime të mëdha dhe takime masive.

Partia e tij, sipas Nikollovskit do të ketë disa aktivitete në të cilat do ta paraqitet oferta në zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkërisht me qytetarët do të kemi edhe një fitore, për të ardhmen evropiane të shtetit tonë. Që njerëzit t’i zgjedhin në bazë të cilësisë, dhe jo në bazë të anëtarësimeve partiake. Kemi program të shkëlqyer dhe ofertë që ofron paga më të larta, pagë më të madhe minimale prej 40%, rritje të pagës mesatare për 30%, dhe sistem të fortë shëndetësor. Dita e diel do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët”, tha Nikollovski.

Sipas tij, OBRM-PDUKM po i ikën zgjedhjeve për shkak të rejtingut të dobët.

Advertisement

“Është e njëjta parti që ende po e udhëheq Nikolla Gruevski, përmes Mickoskit”, tha Nikollovski duke shtuar se OBRM-PDUKM nuk mund t’i gënjejë qytetarët ./Telegrafi/

Nikollovski: Gruevski vazhdon të drejtojë OBRM-PDUKM-në përmes Mickoskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy