Nikollovski: Ne nuk mbajmë evidencë se sa vaj ka në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ne nuk mbajmë evidencë se sa vaj ka në vend”, tha ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për media, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi në krye të politikave që i referohen prodhimit të produkteve bujqësore. Ne jemi të fokusuar në prodhimin e ushqimit në vend. Lajmet e rreme duhet te ndaluar. Kjo krizë po prek të gjithë fermerët. Mjaft me urrejtje dhe përçarje. Kjo është një kohë për të ndihmuar. Shteti kujdeset që të ketë mjaft bukë, miell, vezë, vaj”, shtoi ai.

Siç tha Nikollovski, Serbia pritet të heq pengesat për Maqedoninë.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Serbinë, qëllimi ynë i vetëm është heqja e ndalimit për të gjitha kompanitë nga Serbia për të gjitha marrëveshjet e lidhura”, tha ai.

Advertisement

Nikollovski thekson se po punohet për rritjen e prodhimit vendor dhe për të krijuar masa në atë drejtim./Telegrafi/

Nikollovski: Ne nuk mbajmë evidencë se sa vaj ka në vend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy