Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend tha se presin përkrahje nga të gjitha partitë politike për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me qëllim fshirjen e dispozitave para zgjedhjeve të formohet një qeveri kalimtare e ashtuquajtur “Qeveri e Përzhinos”.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, dje në Kuvend i ka dorëzuar propozim-ndryshimet për këtë ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga sa kam dëgjuar publikisht, të gjitha partitë politike pajtohen me propozimin tonë, përkatësisht mendojnë se koha e të ashtuquajturës qeveri teknike e përzhinos. Pres që gjatë seancës së nesërme propozimi ynë të futet në rendin e ditës të Kuvendit, të shqyrtohet dhe të miratohet”.

“Kjo është një shtrëngim duarsh nga ana jonë, sepse ne e ofrojmë këtë nga opozita dhe jo nga qeveria, që mendoj se thotë mjaftueshëm, sepse mekanizmi i një qeverisjeje teknike apo të përzhinos është në favor të opozitës. Ne vullnetarisht heqim dorë nga ky mekanizëm për të shkurtuar afatin e duhur për organizimin e zgjedhjeve prej 100 ditësh siç e ka paraparë kjo qeveri teknike dhe të shkojmë në 45 ditë kushtetuese për organizimin e zgjedhjeve që do të shkurtojë shumë afate”, tha Nikolloski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, ky është një argument tjetër për të shkuar në zgjedhje të shpejta të parakohshme, sepse, siç tha ai, vendi po “humb kohë pa nevojë”./Telegrafi/

The post Nikollovski: Presim mbështetje nga të gjitha partitë për ndryshimet në Ligjin për Qeverinë appeared first on Telegrafi.