Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski në konferencën e sotme për shtyp tha se ata presin mbështetje nga të gjitha partitë politike në lidhje me projekt-rezolutën për integrimin evropian.
Unë do të doja t’ju informoja në lidhje me projekt-rezolutën për integrimin evropian dhe mosmarrëveshjet e imponuara bilaterale për të cilat ne besojmë se duhet të ketë pozicione të shtetit të Maqedonisë, sot kemi pasur një takim me deputetë nga PLD, RDM dhe Lidhja Demokratike, dhe nesër duhet të kemi takime me grupet parlamentare të Aleancës dhe Alternativës dhe BDI-së.
Ne presim që kjo rezolutë të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë dhe besojmë se nëse partitë politike bashkohen rreth një rezolute të tillë të përbashkët”, tha Milloshoski./Telegrafi/
The post Milloshoski pret mbështetje nga të gjitha partitë për rezolutën appeared first on Telegrafi.