OBRM-PDUKM publikoi projekt-rezolutën, i bën thirrje LSDM-së ta votojnë së bashku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM publikoi projekt-rezolutën, i bën thirrje LSDM-së ta votojnë së bashku

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi draft rezolutën e cila, siç thotë ai, përcakton pozicionet e shtetit për integrim evropian, por edhe qëndrimet lidhur me çdo mohim të identitetit gjuhësor, kulturor ose kombëtar maqedonas.

Ai i bëri thirrje shumicës qeverisëse që të mbështesë votimin në Kuvend dhe tha se forcat politike duhet të bashkohen për këtë çështje.

“Rezoluta për çështjet kombëtare bëhen në Bullgari, Gjermani, Slloveni, Rumani dhe Itali. Këtu, pse Maqedonia do të ishte një përjashtim, dhe pse qeveria nuk do të ishte e gatshme të hapte një debat në Kuvend dhe të ndërtonte një konsensus të gjerë mbi projekt-rezolutën për vijat e kuqe maqedonase, e cila nëse miratohet nga Kuvendi i Maqedonisë jo vetëm që do të ndihmojë diplomacinë maqedonase dhe shoqërinë, por do të ndihmonte gjithashtu edhe miqtë tanë brenda BE-së” tha Milloshoski.

OBRM-PDUKM për këtë çështje njofton bisedime me deputetë nga Aleanca, Alternativa, PLD, RDM,Lidhja Demokratike, Të Majtën dhe parti të tjera./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM publikoi projekt-rezolutën, i bën thirrje LSDM-së ta votojnë së bashku shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy