Nikollovski: Ushqim do të ketë, qytetarët të mos shqetësohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Tani shikojmë se sa e rëndësishme është sigurimi i ushqimit, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Kemi sasi të mjaftueshme të produkteve bazike, përgatisim plan për mbështetje të mbjelljes në pranverë, ndërsa rezultat do të japin edhe masa ndërhyrëse”. Këtë e tha sot ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Ljupço Nikollovski.

Ai në “Utrinski Brifing”, theksoi se po përcjellet gjendja dhe po veprohet me përgjegjësi maksimale.

“Ushqim do të ketë. Në mënyrë aktive dhe me vigjilencë po përcjellim gjendjen. Qytetarët të mos shqetësohen dhe t’u besojnë institucioneve”, porositi Nikollovski.

Sipas tij, parashikimet në korniza globale tregojnë se gjendja është serioze, e që paraqet edhe një dëshmi për rëndësinë e bujqësisë dhe të prodhueseve.

Advertisement

Nikollovski edhe një herë tregoi se me Serbinë është dakorduar eksport i rreth 50.000 tonelatave grurë, por në takimin e djeshëm në Beograd është diskutuar edhe për import të vajit të rafineruar dhe të parafineruar.

I pyetur nëse vendi ndonjëherë do të mund vetvetiu të ushqehet, Nikollovski nënvizoi se pikërisht ky është qëllimi i politikave aktuale bujqësore.

Nikollovski: Ushqim do të ketë, qytetarët të mos shqetësohen shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy