Nikollvoska për ndryshimet kushtetuese: Nuk presim të ketë propozime të tjera pos bullgarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëzëri është miratuar Rregullorja e punës për ndryshimet kushtetuese bëri të ditur kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese Margarita Caca Nikollvska. Pas takimit të grupit të punës ajo tha se ende nuk dihet sa amendamente do të përgatiten dhe se as kur do të përfundojnë me punë.

Theksoi se nuk ka propozime të tjera për ndryshime kushtetuese dhe se prioritet mbetet që të arrihet në kohë me ndryshimet kushtetuese. Takimi i radhës është caktuar për më 26 maj.

“Unë e vlerësoj si të mirë dhe si bazë që jep mundësi për të gjithë atë që në duhet të punojmë më tutje pa hyrë në disa diskutime që do ta zvarrisnin punën, ndërsa nuk kemi shumë kohë. Përsërisë disa herë në deklaratat e mija se ne nuk kemi afat të precizuar, megjithatë ajo që është e rëndësishme është që duhet t’i kemi parasysh absolutisht të gjitha mundësitë që duhet t’i shfrytëzojmë që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të punoj sipas agjendës së tyre”, tha Margarita Caca Nikollovska, kryetare e GP për ndryshimet kushtetuese.

Nikollvoska për ndryshimet kushtetuese: Nuk presim të ketë propozime të tjera pos bullgarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy