Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Themelore në Strugë ka nisur sot gjykimi ndaj kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko për blerjen e veturës luksoze “Audi A6”, me vlerë 67 mijë euro. Pas kërkesës së mbrojtjes për shqyrtim të plotë të dosjeve, gjyqtarja Nadica Mitreska e shtyu seancën kryesore për më 3 qershor të këtij viti.

Në seancën e sotme nuk morën pjesë as i akuzuari dhe as avokati i tij, avokati Igor Petkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dosjet e çështjes, siç ka sqaruar gjyqtarja në një procesverbal dixhital, do t’i kalojnë avokatit të të pandehurit në një USB, i cili ka 27 dosje në format PDF.

Avokati i Merkos, Igor Petkoski, në një bisedë telefonike për mediat ka treguar se provat e renditura në listën e provave nga Prokuroria nuk i janë dorëzuar klientit të tij me propozim aktakuzën, që është obligim ligjor dhe kushtetues kur dikush ndiqet penalisht.

Advertisement

Ai sqaroi se për shkak të volumit, materiali është dashur të dorëzohet në USB, por për arsye teknike, gjykata nuk ka mundur t’ua kalojë materialet para datës së gjykimit, në mënyrë që ata të shqyrtojnë provat dhe të përpilojnë një listën e provave për mbrojtjen.

“Për këto arsye, ne kërkuam shtyrje, pasi nuk kishim prova, dhe në të njëjtën kohë, gjyqtari u njoftua më 18 prill se më parë isha i ftuar në sallën e gjyqit në Manastir si mbrojtës i një klienti tjetër për një rast më të vjetër se ky. Qëllimi ynë nuk është të zvarritim procesin, por qëllimi ynë është që kur shikojmë provat në prokurori, t’i kundërshtojmë provat mbrojtjes, me të cilat do t’i kontestojmë ato prova dhe do të vërtetojmë tezën se nuk ka përgjegjësi nga ana e kryetarit të komunës për këtë çështje”, tha ai.

Prokurori publik në Prokurorinë Themelore Publike Strugë Nikolla Joleski, sqaroi se ky është propozim prokurorial i dorëzuar nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore në Shkup. Për shkaqe procedurale, sqaroi ai, akuza ka kaluar në kompetencë të Gjykatës Themelore në Strugë.

“Aktakuza është keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1. Ne do ta dëshmojmë teorinë tonë në këtë rast, mbrojtja të tyren, që në fund të vendosë Gjykata se çfarë ka ndodhur realisht. Besojmë se ka vepër penale, do ta mbështesim aktakuzën e paraqitur nga Prokurria”, tha Joleski.

Advertisement

Ndryshe, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare – neni 353, parashikohet dënim me burg nga një deri në katër vjet./Telegrafi/

Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy