Një 20-vjeçar nga Shkupi ka lëvizur me veturë në rrugë për këmbësorë në parkun e qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas informacioneve të marra paraprakisht se sot rreth orës 12:30, një veturë tip “Opel Corsa” ka qenë duke lëvizur në shtegun për këmbësorë në parkun e qytetit në Shkup, policia ka marrë masa për gjetjen e shoferit të pakujdesshëm.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi tashmë është gjetur, gjegjësisht është konstatuar se bëhet fjalë për P.L. (20) nga Shkupi.

Ndaj tij janë marrë masa sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe ndaj tij janë shqiptuar parashtresat e duhura./Telegrafi/

Një 20-vjeçar nga Shkupi ka lëvizur me veturë në rrugë për këmbësorë në parkun e qytetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy