Një 44-vjeçar humb jetën në Liqenin e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

44-vjeçari me iniciale J.S. ka gjetur vdekjen në liqenin e Ohrit.

Policia bën me dije se dyshohet se viktima nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur për t’u larë në liqenin e Ohrit ka ndërruar jetë, përcjell “KlanM”.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nga kontrollet paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Udënisht, Pogradec në liqenin e Ohrit.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Një 44-vjeçar humb jetën në Liqenin e Ohrit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy