Më datë 20.04.2024, në ora 16:15, në SPB Shkup është raportuar se në automjetin e pasagjerëve “Opel” me shenja regjistrimi në Shkup është gjetur i ndjeri F.Sh (65) nga fshati Studeniçan, Shkup përballë një restoranti në lagjen Hipodrom.

Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer këqyrje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Një 65-vjeçar nga Shkupit është gjetur i vdekur në veturë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";